Aktualitet
E FUNDIT/ Plagosen me thikë dy të rinj në Rrëshen, ngjarja në banesën e njërit prej tyre

Dy të rinj në Rrëshen kanë plagosur njëri-tjetrin pas një debati banal që kanë pasur mes tyre.Behet me dije se ngjarja ka ndodhur para pak minutave në shtëpinë e njërit prej të plagosurve.
Sipas burimeve dy të rinjtë pasi kanë debatuar kanë përdorur edhe thikat, për pasojë kanë mbetur të plagosur.
Menjëherë është bërë transporti i tyre drejt spitalit ku ndodhen aktualisht jashtë rrezikut për jetën.