Pastroi miliona dollarë, infermierja e Hugo Chavez dënohet me 15 vjet burg në SHBA

Një gjykatës amerikan ka dënuar me 15 vjet burg infermieren e presidentit të ndjerë të Venezuelës Hugo Chavez.
Claudia Díaz, të cilën Chavez e quajti si arkëtarja kombëtare e Venezuelës, është e fundit në një seri ish-zyrtarësh të lartë venezuelas që burgosen në SHBA.
Diaz dhe bashkëshorti i saj ishin shpallur fajtorë për pastrimin e miliona dollarëve që kishin marrë si ryshfet nga një manjat mediatik venezuelian.
Ata të dy i kishin mohuar akuzat dhe kishin refuzuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë.
Claudia Díaz dhe bashkëshorti i saj, Adrián Velásquez, u arrestuan në vitin 2018 në Spanjë, ku jetonin në mënyrë luksoze.
Një gjykatë në Florida zbuloi se çifti kishte pranuar dhe pastruar miliona dollarë ryshfet nga manjati i medias venezueliane Raúl Gorrín gjatë kohës së Diazit në krye të thesarit të Venezuelës nga 2011 deri në 2013.
Në këmbim të ryshfeteve, Díaz e lejoi Raul Gorrín të blinte dollarë amerikanë me një normë më të lirë nga thesari, të cilat më pas i rishiti në tregun e zi me një fitim të madh, zbuloi gjykata.