Aktualitet

Breshëri plumbash biznesit në Mamurras, ka vetëm dëme materiale, policia identifikon autorin

• Të shtëna me armë zjarri në Laç! Një dyqan me fustane mbrëmjeje në Mamurras, ka rënë pre e një sulmi me armë zjarri. • Siç shihej edhe nga pamjet e publikuara, nga breshëria e plumbave në dyqan janë shkaktuar dëme të shumta materiale, por nuk është plagosur asnjë person. • Dyqani rezulton të jetë në pronësi të një 26-vjeçari me inicialet F.T.. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një konflikt në lidhje me biznesin apo personal të personit që e ka atë në zotërim. • Policia nuk ka dhënë dhënë detaje në lidhje me kohën që ka ndodhur sulmi, por përmes një njoftimi bën me dije se ka identifikuar autorin. Inicialet e tij nuk bëhen publike për shkaqe hetimore.

LAÇ– Policia e Kurbinit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me të shtënat me armë në drejti mtë një biznesi. Në njoftim bëhet me dije se është identifikuar autori, por gjeneralitetet nuk janë bërë publike për arsye hetimore. Dyqani është në pronësi të një 36-vjeçari me inicialet F.T., dhe si pasojë e të shtënave ka vetëm dëme materiale. 

Njoftimi i policisë: Në fshatin Gjorme, Mamurras, në fasadën e  dyqanit  në pronësi të shtetasit F. T. 36 vjeç, është qëlluar me armë zjarri ku si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Falë veprimeve të shpejta hetimore  profesionale të kryera nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, por për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij. Vazhdojnë veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë për  dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button