Life Style
Raketa e SpaceX shpërthen në ajër gjatë testimit

Kompania SpaceX e ka lansuar të enjten raketën të madhe të krijuar ndonjëherë, në një test-fluturim.
Mirëpo ajo ka shpërthyer vetëm disa minuta pas nisjes.
Raketa është nisur nga qyteti amerikan Teksas.
Shefi i kompanisë SpaceX, Elon Musk, ka thënë se kompania do të tentojë të bëjë një testim të ri në muajt e ardhshëm.
E titulluar Starship, raketa është dizajnuar për të dërguar astronautët në Hënë, Mars dhe përtej.
Ndonëse kompania ka dashur që testimi të zgjasë më shumë, pjesëtarë të saj nuk e kanë quajtur testimin e së enjtes si të dështuar.
Ata kanë thënë se lansimi u ka falur një “moment të mrekullueshëm”.
Raketa është duke u testuar, meqë shkencëtarët besojnë se ajo do të mund të jetësojë udhëtimet ndërplanetare.