Aktualitet

Si bëhej pazari për “Toyota Yaris”? Bisedat në Sky ECC nxjerrin në pah skemën: 15 me 15

Një nga çështjet më të famshme ku këta njerëz të drejtësisë së re dhe të vjetër kanë vepruar për të dhënë padrejtësi, është dosja “Toyota Auris”, ku u hetua futja në mënyrë të paligjshme e 3.4 milionë eurove përmes Portit të Durrësit. Çështja u hetua fillimisht te Krimet e Rënda, më pas u shpall moskompetencë dhe u dërgua në Gjykatën e Tiranës.

Emisioni “Gjërat tona” ka zbardhur një bisedë mes ish-oficeres së BKH-së, Erjona Daupaj dhe avokatit Radovan Çela, ku krijohen dyshime se për të bërë zëvendësimin e masave të sigurimit janë paguar para për prokurorët dhe gjyqtarin e çështjes.

Në një bisedë që Daupaj i tregon Çelës, duke i thënë se kishte folur me “Elin”, i tregon për pakënaqësinë që prokurorja e çështjes fillimisht ka dashur të caktojë masën “arrest në burg” për Alfred Vladin dhe Elvis Vladin, por “Eli” nuk e ka kontrolluar situatën.

Pjesë nga biseda:

Radovan Çela: Shih mos bën ankim ajo për masat se po pyeste gjyqtarin se kur do e nxirrte vendimin.

Eriona Daupaj: Për çfarë po e pyeste për të bërë ankim apo për të nxjerrë urdhër ekzekutimi?

Radovan Çela: Nuk e di.

Eriona Daupaj: E hoqa nga qarkullimi. Vetëm dje iku në seancë se ishte Erioni me masat e tërmetit. Çova porosinë tënde dhe i thashë ma hiq nga qarkullimi se nuk kam nerva të merrem. Më mjaftoi Doloreza dhe Enedi, një e tretë do ishte e tepërt. Më tha që nuk ka më punë.

Radovan Çela: Bëji gjerat më saktë tani thuaji, se e kemi marrë një karton të verdhe dhe po morëm dhe një tjetër bëhet i kuq.

Eriona Daupaj: I thashë mos më turpëro me njerëzit se ata nuk janë lojtarë Peqini, luajnë me galaktikët. Ledina në autobus, Erjoni po ashtu. Jo t’i mblidhte prokurorët e t’ju thoshte këtu jemi. Nuk ka më këtej e tutje. Të marrin të firmosin aktet dhe ta çojë Erjoni në gjyq. Nuk kam nerva i thashë të filozofoj me njeri. I mbylli Frani shtigjet e filozofisë.

Eriona Daupaj: Sa lekë mori Lazri?

Radovan Çela: S’e di, por i kanë edhe edhe një pesëshe tjetër.

Eriona Daupaj: 15 besoj në total. Bravo Lazri. E ka bërë me shifrën fillestare.

Radovan Çela: Dhe mori gjithë atë kosto.

Eriona Daupaj: Nuk e ka problem Lazri që tek pafajësia e Bashës. Janë mësuar gjyqtarët e Tiranës. Çudia më e madhe 3 ditë zgjat.

Siç rezulton nga bisedat, krijohet bindja se avokati Radovan Çela, në bashkëpunim më Astrit Vladin, i kanë ofruar 10 mijë euro Eriona Daupajt, që t’ua jepte dy prokurorëve të çështjes, me qëllim zëvendësimin e masave të sigurimit në seancën e datës 17 janar 2020. Po kështu, në biseda diskutohet se kjo shumë do të jepej nëpërmjet ish-kryeprokurores së Tiranës, Elizabeta Imeraj, që do të ndikonte te dy prokurorët e çështjes. Sipas komunikimeve të zhvilluara, në këtë ndërmjetësim është përfshirë edhe personi që ata i referohen me emrin “Kol”, i cili më tej identifikohet si Kol Hysenaj, por situata është sqaruar. Ndërsa Daupaj shpjegon, se i ka thënë Elizabeta Imerajt që të mos e përfshinte më në këtë situatë Kol Hysenajn. Sipas pohimeve që bën Daupaj, Elizabeta Imeraj dhe Aurel Zarka kanë biseduar bashkë për ndërhyrjen e tij dhe kanë rënë dakord që më tej të vazhdohej kështu, pasi sipas Daupajt, Zarka ishte shprehur se e njihte vetë të zotin e punës.

#bëhej #pazari #për #Toyota #Yaris #Bisedat #në #Sky #ECC #nxjerrin #në #pah #skemën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button