Aktualitet

Vdes Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, është ndarë nga jeta para disa orësh

I njohur si ‘Baca Bajram’, Qerkini vdiq pas një sëmundje që e mbajti shtrirë që disa muaj.

Lajmin e kanë bërë me dije familja e tij, përmes një njoftimi në Facebook, ku kanë bërë me dije se varrimi do të bëhet ditën e martë, në orën 12:00, në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës.

Bajram Qerkini jetoi çdo ditë me dhimbje në shpirt, pasi prej më shumë se 20 vitesh nuk ka asnjë informacion për djalin e tij të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

“Sot i mbylle sytë për të kaluar në amshim. Vdekja të mori dhe të ngjiti në Olimpin e njerëzve që lanë gjurmë për këtë vend. Vërtet, të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai është kthimi. Ti sot shkove te Lartmadhëria e Tij.

Sëmundja që të mbajti shtrirë tash e tre muaj ishte pushimi për një jetë plot sakrifica dhe brenga. Sot, u bashkohesh Babës Zenel dhe Babës Sadik, të cilët ndërruan jetë pa e ditur fatin e baballarëve të tyre. Ti shkove me boshllëkun për Reshatin. Njëzet e pesë vite përpjekje për të ditur fatin e djalit dhe të personave të tjerë të pagjetur nga lufta në Kosovë. Njëzet e pesë vite me veshin dhe syrin hapur, duke pritur një lajm për ta. I mbylle sytë dhe veshët sot, pa e marrë atë lajm.” – ka shkruar djali i tij ndër të tjera.

Bajram Qerkini jetoi çdo ditë me dhimbje në shpirt, pasi prej më shumë se 20 vitesh nuk ka asnjë informacion për djalin e tij të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

 



#Vdes #Bajram #Qerkini #nga #shoqata #të #pagjeturve
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button