Aktualitet

Mediu: Mesazhi i DASH për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme

Delegacioni i Parlamentit shqiptar i ftuar në Mëngjesin e lutjeve nga Kongresi Amerikan, i cili prej 70 vitesh zhvillohet në Washington Hilton, zhvilloi takime edhe në Kongres, me kongresmenë dhe senatorë gjatë këtyre ditëve.

Pjesë e këtij delegacioni kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tregoi në një intervistë për Euronews Albania se zyrtarët e DASH bënë thirrje për luftë kundër korrupsionit për të garantuar garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Mesazhi ishte i qartë edhe në takimin e zhvilluar në DASH me përfaqësues të PD dhe PS, që duhet të funksionojë normalisht parlamenti  dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe ndershme. Parlamenti ka të gjitha autoritetin për të kontrolluar qeverinë”,  tha Mediu mes të tjerash.

/a.d

#Mediu #Mesazhi #DASH #për #garantimin #zgjedhjeve #të #lira #të #ndershme
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button