Përfshirja e Kurtit në zgjedhje në RMV, Musliu: Përfitojnë nga popullariteti i tij

Analisti Albert Musliu komentoi në një intervistë për Euronews Albania zhvillimet e fundit mes subjekteve politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Musliu tha se përfshirja e Albin Kurtit në fushatë për zgjedhjet e afërta në RMV po përdoret nga opozita shqiptare për të përfituar nga popullariteti i tij.
“Është tendenca e subjekteve politike në RMV të përfitojnë nga popullariteti që ka krijuar në Kosovë dhe rajon Kurti. Por të gjitha subjektet shqiptare në RMV kanë qenë pjesë e qeverisjes qendrore, ndërsa Kurti ka refuzuar çdo lloj bashkëqeverisjeje derisa fitoi mazhorancën në zgjedhje. Ndikimi i tij është objektiv, uroj që të mos përfundojë me përçarje të subjekteve shqiptare në RMV”, tha Musliu.
/a.d
#Përfshirja #Kurtit #në #zgjedhje #në #RMV #Musliu #Përfitojnë #nga #popullariteti #tij
Java News