E vuajmë shumë Ardian Ismajlin –

Ardian Ismajli po kalon një sezon të mrekullueshëm te Empoli. Me të në krye, Empoli u kthye për disa kohë si një nga mbrojtje më të forta në Serinë A. Koha kaloi dhe e tregoi më së miri se pa Ismajlin në fushë, Empoli është i shkatërruar.
Në dy ndeshjet e fundit, Empoli ka humbur 3-0 ndaj Udineses dhe 0-5 ndaj Atalantës. Dy ndeshje pa asnjë histori dhe me 8 gola të pësuar. Ndërkohë nesër Empoli do të përballet në çerekfinalen e Kupës së Italisë me Juventusin Por Ismajli është rikuperuar nga dëmtimi dhe do të jetë gati për këtë takim.
Dyshimi i vetëm është nëse mbrojtësi shqiptar do ta nis nga minuta e parë apo jo këtë takim. Trajneri D’Aversa ka treguar saktësisht vlerën e tij në ekip. “Ismajli do të jetë pjesë e skuadrës, pastaj ne do të vendosim nëse do të luajë menjëherë si titullar apo jo. Për ne Ismajli është një lojtar shumë i rëndësishëm që na ka munguar këto kohë”, tha D’Aversa. /Sport Ekspres/
#vuajmë #shumë #Ardian #Ismajlin
SportExpress