Hashash me valixhe dhe kokainë, tre të arrestuar në Tiranë e Vorë –

Dy raste të shitjes së kokainës dhe kanabisit në doza janë goditur nga policia në Tiranë dhe në Vorë. Uniformat blu kanë vënë në pranga tre persona, 2 prej tyre bashkëpunëtorë, e po ashtu ka sekuestruar lëndë narkotike.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve. Si rezultat, janë arrestuar shtetasit: L. F., 28 vjeç dhe E. L., 29 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se shitnin doza të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme në Tiranë; E. D., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se shiste doza të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme në Vorë”, njofton policia.
Gjatë kontrollit fizik, të automjeteve dhe banesave të tyre, efektivët kanë gjetur sasi të ndryshme kokaine dhe kanabisi, të ndara në doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
#Hashash #valixhe #dhe #kokainë #tre #të #arrestuar #në #Tiranë #Vorë
Java News