Aktualitet

Shtyhet për në 27 shkurt seanca për Vangjush Dakon

Është shtyrë për në datën 27 shkurt në orën 12 seanca për Vangjush Dakon.

Deri në këtë datë do të bëhet akt-ekspertimi për faktin e dytë penal, atë të promenadës bregdatare.

Gjykata ktheu për hetim aktin e dytë penal pasi nuk konstaoi akt ekspertimi në gjetjet e prokurorisë për përcaktimin e dëmit në raport me projektin.

Vangjush Dako, ish- kryetari i Bashkisë së Durrësit, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shpërdorim detyre në bashkëpunim në dy raste.

SPAK thotë se momenti i parë që Vangjush Dako ka abuzuar me postin e kryetarit ka të bëjë me dhënien e një lejeje për ndërtimin e një pallati shumëkatësh në vitin 2014, dy vjet pasi ai ishte ngritur.

Rasti i dytë që çoi në prangosjen me 6 qershor 2023 e përfundimisht në marrjen si të pandehur të ish- kryetarit të bashkisë së dytë më të madhe në vend, lidhet me procedurat e prokurimit të shëtitores së Durrësit nga Bërryli në Currila në vitin 2014.

Për të, SPAK thotë  se bashkia kishte një fond limit prej 21 milionë lekësh. Ndonëse, Kontrolli i Lartë i Shtetit, i bëri të ditur Bashkisë Durrës në vitin 2015 se ishte bërë një gabim në përllogaritjen e shumës që Komisioni Kontraktor kishte bërë, në mënyrë që të rikuperohej dëmi ekonomik, faturat vijuan të paguhen.

/a.r

#Shtyhet #për #në #shkurt #seanca #për #Vangjush #Dakon
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button