Aktualitet
ShBA-ja miraton planin për sulme ndaj objektivave të lidhura me Iranin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar një plan për të sulmuar objektivat e lidhura me Iranin në Irak dhe Siri.
Kjo po cilësohet nga analistët si hakmarrje për vrasjen e tre ushtarëve, shkruan Al Jazeera.
Transmetuesi amerikan CBS News raporton se Shtëpia e Bardhë miratoi planin për shënjestrimin e personelit dhe objekteve iraniane brenda dy vendeve në përgjigje të sulmit me dron të dielën në bazën Tower 22 pranë kufirit midis Sirisë dhe Jordanisë.
#ShBAja #miraton #planin #për #sulme #ndaj #objektivave #të #lidhura #Iranin
gazetablic.com