U vra me 7 plumba në kokë dhe trup/ DETAJE mbi të shkuarën e biznesmenit të vrarë në Shëngjin

Viktima Ardian Nikulaj është qëlluar me 7 plumba në kokë dhe në trup.
Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim.
Konkretisht në vitin 2003 ai është dënuar me katër muaj burg për armëmbajtje pa leje, kurse në vitin 2006 ka marrë gjobë për kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh.
Biznesmeni Ardian Nikulaj është vrarë sot në biznesin e tij afër pedonales së Shëngjinit rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta.Burime bëjnë me dije se 51-vjeçari ka qenë i vetëm në lokalin e tij “Coral” dhe dyshohet se atentatorët kanë shkuar me motor, kanë qëlluar dhe më pas janë larguar.Autori ka hyrë me skafandër motori në kokë brenda lokalit i veshur me jelek fosforeshent dhe e ka qëlluar dy herë me pistoletë dhe është larguar me motor.
Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit apo autorëve.Nikulaj ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet e vitit 2021. Ndërsa në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 maj ai ishte kandidat për Këshillin Bashkiak.Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim.Konkretisht në vitin 2003 ai është dënuar me katër muaj burg për armëmbajtje pa leje, kurse në vitin 2006 ka marrë gjobë për kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh.