VIDEO/ “Teresa dhe Maria”, Ukraina në Eurovizion me këngë për Nën Terezën dhe Shën Marinë

Alyona Alyona dhe Jerry Heil dy këngëtaret që do të përfaqësojnë Ukrainën në Eurovizion këtë vit kanë zgjedhur që këngën e tyre t’ia dedikojnë dy figurave tejet të rëndësishme.
Bëhet fjalë për Nënë Terezën dhe Marinë, nënën së Jezu Krishtit.
Dy këngëtaret kanë treguar se kuptimi I krijimit të tyre muzikore lidhet me faktin se njerëzit e jashtëzakonshëm lindin si njerëz të zakonshëm dhe kanë mundësinë që të arrijnë lartësi të paimagjinueshme.
Në këngën e tyre “Teresa dhe Maria” dy këngëtaret thonë se të gjitha divat kanë lindur si qënie njerëzore.
Ukraina ka fituar 3 herë Festivalin Europian të Këngës duke rrëmbyer vendin e pare në vitin 2004, në vitin 2016 dhe në vitin 2022.
Kënga përfaqësuese e Ukrainës në Eurovision ka grumbulluar mbi 1,4 miliona shikime në Youtube dhe dhjetëra mijëra komentues thonë se “Teresa dhe Maria” duhet që të jetë kënga fituese e këtij viti.
Komentuesit kanë vlerësuar gjithashtu vlerësimin që I është bërë figures së Nënë Terezës dhe Marisë./m.j
#VIDEO #Teresa #dhe #Maria #Ukraina #në #Eurovizion #këngë #për #Nën #Terezën #dhe #Shën #Marinë
Java News