Aktualitet

Nesër votohet qeveria me kryeministrin e parë shqiptar në RMV/ Rama: Moment historik. Ali Ahmeti ka bërë…!

Të nesërmen (28 janar) në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferri pritet të marrë detyrën si kryeministri i parë shqiptar i vendit pasi të votohet në Kuvend mbi përbërjen e qeverisë së përkohshme. Kryeministri Edi Rama në një reagim të bërë në rrjetet sociale shpreh konsideratën për kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, duke thënë se ka bërë shumë pëfr të drejtat e shqiptarëve.

Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet… Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë!

E duke parë foton bashkëngjitur të një momenti historik në rrugën e bashkësisë shqiptare, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto/m.j

#Nesër #votohet #qeveria #kryeministrin #parë #shqiptar #në #RMV #Rama #Moment #historik #Ali #Ahmeti #bërë..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button