Sport

Përflitet për një largim të tijin nga stoli i Shqipërisë, Silvinjo reagon për të ardhmen, –

Kontrata e Silvinjos me Federatën Shqiptare të Futbollit ka përfunduar dhe e rinovimi ende nuk është arritur. Duka deklaroi ditën e djeshme në emisionin “Kampionët” në “TV Klan” se FSHF-ja i kishte ofruar zgjatjen e kontratës deri në përfundim të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026 që në muajin janar, por braziliani e kishte lënë pezull këtë propozim.

Ndërkohë, vetë trajneri i Kombëtares ka reaguar për “Top Channel”-in në lidhje me këtë çështje. Silvinjo ka thënë se tashmë do të shijojë pushimet e tij dhe javën e ardhshme do të kontaktojë me menaxherin e tij për të vendosur të ardhmen.

“Sapo kam arritur në Porto, jam me pushime me familjen. Nuk di asgjë unë, nuk kam folur akoma me stafin (menaxherin). Do i kontaktoj javën e ardhshme”, është shprehur Silvinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

#Përflitet #për #një #largim #të #tijin #nga #stoli #Shqipërisë #Silvinjo #reagon #për #të #ardhmen
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button