“Ç’punë ka Berisha me pronat?”, shpërthen avokati: Ai kafshë duhet të përgjigjet për vrasjet e ’97-ës dhe 21 Janarit

I ftuar në emisionin “3D” në RTSH, avokati Saimir Visha është shprehur me tone të ashpra ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ky i fundit i ndodhur nën masën e “arrestit të shtëpisë”.
Për Vishën, Berisha duhet të përgjigjet për vrasjet e ’97-tës si edhe të 21 janarit dhe jo t’i kërkojë llogari SPAK-ut.
“Nuk arrij të kuptoj se ç’lidhje ka ish-kryeministri me pronat. Ai duhet të përgjigjet për vrasjet që janë bërë në ’97-tën. Duhet të përgjigjet për ato vrasje edhe për ato të 21 janarit, ca lidhje ka ai me pronat e me Partizanin. Ai kafshë ka vrarë motra dhe vëllezër në ’97-tën. Ça lidhje ka ai t’i kërkojë llogari SPAK-ut. Ai duhet të jetë i kënaqur që të rrijë arrest shtëpie pasi meriton çdo gjë”. tha Visha.
/a.r
#Çpunë #Berisha #pronat #shpërthen #avokati #kafshë #duhet #të #përgjigjet #për #vrasjet #97ës #dhe #Janarit
Java News