Kurti takohet me Ramën e Taravarin: Duhet të jemi krah për njëri-tjetrin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Arben Taravarin, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se duhet qenë krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie.
Postimi i tij i plotë:
Në Shkup, në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së, bashkë me kryeministrin Rama takuam dhe bashkëbiseduam me Arben Taravarin, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët.
Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie.
#Kurti #takohet #Ramën #Taravarin #Duhet #të #jemi #krah #për #njëritjetrin
gazetablic.com