Aktualitet

Berisha shkon sot në SPAK, do të merret në pyetje për korrupsionin me ‘Partizanin’

Sali Berisha do të paraqitet mëngjesin e sotëm në SPAK, në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Mësohet se seanca është caktuar në orën 10:00, ndërkohë që Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar ndodhet në masën e ‘arrestit shtëpiak’.

Kjo do të jetë hera e parë që Berisha shkon në SPAK për t’u marrë në pyetje për këtë çështje.

Në daljen e tij të parë në publik, që pas masës së arrestit të shtëpisë, Berisha pritet të ndiqet në SPAK dhe nga një grusht mbështetësish, që janë lajmëruar që prej mbrëmjes së kaluar.

/a.r

#Berisha #shkon #sot #në #SPAK #të #merret #në #pyetje #për #korrupsionin #Partizanin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button