Life Style

Rudina Dembacaj i përgjigjet ish-bashkëshortit

Jo vetëm një herë! Kanë qenë të shumta në fakt herët që Aleksandër Varfaj, ish- partneri i Rudina Dembacajt, e akuzon këtë të fundit se e ka ndarë nga vajza e tyre.

Sipas disa statuseve të fundit të Aleksit, ai ka afro një vit që nuk e ka parë Viktorian dhe përgjegjëse për këtë është aktorja. Në lidhje me këto akuza, ka folur për herë të parë vetë Rudina, e cila është pyetur në lidhje me këtë çështje në një intervistë për “S’e luan topi”.

Rudina la të kuptohet se emri i saj po përdoret nga ish-bashkëshorti që ky i fundit të tërheqë vëmendjen e mediave. “Zemra ime kur një person meriton të bëhet lajm nuk duhet të citohet emri i Rudina Dembacaj që lajmi të lexohet. Nëse dikush është personazh publik dhe prodhon lajme le ti prodhojë”,-u shpreh ajo.

Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli,”-shkruante ish-partneri i Rudinës në Instagram krahas një fotoje me të bijën disa ditë më parë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button