Vritet me thikë shqiptari në Itali, trupi i 39-vjeçarit gjendet i braktisur në pyll
Trupi i pajetë i një shtetasi shqiptar është gjetur ditën e sotme në një zonë pyjore të Paderno del Grappa, në provincën e Trevisos. Sipas medieve italiane bëhet fjalë për Bledar Dedjan, 39 vjeç, në trupin e të cilit u konstatuan plagë me thikë.
Trupi u zbulua mëngjesin e sotëm, 21 janar. Dedja prej disa kohësh jetonte dhe punonte në zonë.
Në vendin e ngjarjes ishin edhe departamentet e mjekësisë ligjore, prokurori i Prokurorisë së Trevisos Sabattini dhe eksperti mjekësor Furlanetto për një ekzaminim fillestar të jashtëm të trupit. Nga këqyrja fillestare e trupit, dolën shenja të plagëve me thikë në kokë dhe gjoks
Hetimet sapo kanë nisur dhe për momentin nuk përjashtohet asnjë hipotezë hetimore.
Në vendin ku u gjet trupi , u gjet edhe një makinë e bardhë, të cilën ekspertët e departamentit shkencor të Karabinierëve e analizuan në kërkim të provave dhe të dhënave që mund të ndihmonin në rindërtimin e asaj që ndodhi. Trupi është dërguar për autopsi për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe kohën e vdekjes.
Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani në bazë të dëshmive të miqve dhe të afërmve të 39-vjeçarit, burri është parë për herë të fundit mbrëmjen e së shtunës brenda një klubi ku punonte. Pasi nuk u kthye në shtëpi nga puna, të afërmit ngritën alarmin mëngjesin e sotëm.
Pak orë më vonë, policia bëri zbulimin makabër të trupit.
#Vritet #thikë #shqiptari #në #Itali #trupi #39vjeçarit #gjendet #braktisur #në #pyll
lajmetverteta