Shëndeti

Virozat e stinës/ Mjeku Erion Dasho: Situata nuk duket shqetësuese! Në pandemi patëm rënie të infektimeve nga gripi…

Virozat e stinës duket se kanë krijuar mjaft shqetësim në popullësi. Për të folur për këtë situatë ishte i ftuar në Fax News në lidhje Skype, mjeku Erion Dasho. Për gazetaren Rovena Neziri, ai komentoi situatën në lidhje me këto viroza që qarkullojnë.

Për Dashon, situata në Shqipëri nuk duket shqetësuese. Kjo lidhet sipas tij edhe me situatën gjatë pandemisë, kur në atë kohë pati një rënie të numrit të infektimeve nga gripi.

Ndërsa tani për shkak se antitrupat e virusit në popullatë kemi persona më të prekur nga gripi dhe të cilën e kalojnë në forma më të rëndë.

Erion Dasho: Situata në Shqipëri duket një situatë… nuk duket shqetësuese për të  qenë e ngjashme në pandemi. Ka raste të qoftë të gripit qoftë të covidit të cilat qarkullojnë në frekuencën e pritshme. Gjatë viteve të pandemisë patëm një rënie të numrit të infektimeve nga gripi. Kur qarkullojnë disa viruse kemi renie të virozave të tjera. Në vitet e para të pandemisë në 2020-2021 patëm një rënie të numri të gripit. Kjo situatë.. të gjithë e dimë që Covidi nuk shkakton imunitet të përjetshëm por vit pas viti që siguron një mbrojtje për vitin -pasardhës. Gjatë sezonit të virozave 2021 2022 pandemia dhe infekisionet e covidit penguan virusin e gripit. Antitrupat e virusit të gripit në popullatë ulen dhe në këtë mënyrë duke filluar nga sezoni i kaluar kemi persona më të prekur nga gripi dhe kalojnë forma më të rëndë.

Faxweb.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button