Aktualitet

Rama mbërrin në Shkup, pritet nga zv/Kryeministri Grubi (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në aeroportin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut. Ai është pritur në aeroport nga zëvendëskryministri Artan Grubi.

Programi i vizitës së Ramës në Maqedoninë e Veriut parasheh një takim kokë më kokë me kryeministrin e vendit, Dimitar Kovaçevski dhe më pas takim mes delegacioneve të të dyja vendeve.

Pas takimit mes deleagcioneve është paraparë drekë e përbashkët, ndëras më pas Rama do të udhëtojë drejt Kosovës, për të realizuar takim fillimisht me presidenten, Vjosa Osmani e më pas me kryeparlamentain Glauk konjufca, përcjell KlanM.

Kujtojmë që ende është në pritje konfirmimi për një takim të mundshëm me kryeministrin Albin Kurti.

/a.r

#Rama #mbërrin #në #Shkup #pritet #nga #zvKryeministri #Grubi #VIDEO

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button