Life Style

Një porosi e Arbën Xhaferit për takimin Rama-Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti refuzoi të presë në një takim kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, i cili do të zhvillojë një tur takimesh që nis sot nga Maqedonia e Veriut. Ky qëndrim sipas zotit Kurti vjen për shkak të anulimit pa arsye të mbledhjes së dy qeverive parashikuar të mbahej në qershor.

Në emisionin Shqip në Dritare TV gazetarja Rudina Xhunga, ndau një porosi të Arbën Xhaferit, për takimin Rama-Kurti. Ka ende njerëz që janë mbi palët, që flasin me porositë e tyre, edhe pse nuk janë gjallë. Një i tillë është Arbën Xhaferi që zonja Xhunga e quan ideologun e çështjes shqiptare, një autoritet moral që na tregon rrugën edhe pas vdekjes.

Ja si shprehej Arbën Xhaferi në një intervistë të vitit 2005 për emisionin Shqip nga Rudina Xhunga!

“Unë e shoh shqiptarinë hë për hë, si një fushë plot grurë të pjekur. Ndërkaq, ata që kanë ardhur ta korrin grurin, merren me vetveten. Dikush matet me dikë për cështje aksidentale, që nuk ka të bëjë me grurin. Shqiptaria aty është, i ka shanset e veta. Shanset duhen shfrytëzuar, sepse koha po kalon, kot”.

/a.r

#Një #porosi #Arbën #Xhaferit #për #takimin #RamaKurti

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button