Aktualitet

Ky është burri që u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Malishevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Malishevë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij dhe nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet.

Burimet e Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se burri që u gjet i vdekur është Baftir Toplana, 69-vjeçar.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë, me ç’rast ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes’.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”



#është #burri #që #gjet #vdekur #në #shtëpinë #tij #në #Malishevë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button