Aktualitet
Princesha e Uellsit kryen operacion abdominal, do qëndrojë në spital për dy javë

Princesha e Uellsit, Katte Middleton, i është nënshtruar një operacioni abdominal në Londër dhe do të qëndrojë në spital deri në dy javë, njoftoi Pallati Kensington.
Në një deklaratë nga pallati thuhet: “Lartësia e saj Mbretërore Princesha e Uellsit u pranua në Klinikën e Londrës dje për një operacion të planifikuar abdominal”.
”Operacioni ka qenë i suksesshëm dhe pritet që ajo të qëndrojë në spital për dhjetë deri në katërmbëdhjetë ditë, para se të kthehet në shtëpi për të vazhduar rikuperimin”.
“Bazuar në këshillat aktuale mjekësore, ajo nuk ka gjasa të kthehet në detyrat publike deri pas Pashkëve”.
#Princesha #Uellsit #kryen #operacion #abdominal #qëndrojë #në #spital #për #javë
gazetablic.com