Tragjike, 3 policë humbin jetën në aksident mes mjegullës së dendur, plagosen 14 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Veri të Indisë, ku të paktën tre policë u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën, kur autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas me një kamion.
Aksidenti ndodhi për shkak të mjegullës së dendur, konfirmoi një zyrtar i pushtetit vendor.
Aksidenti ndodhi në distriktin Hoshiarpur të shtetit verior të Punjabit.
Autobusi po transportonte rreth 30 policë, që i përkisnin policisë së armatosur të Punjabit nga Jalandhar në rrethin Gurdaspur.
Mes të ndjerit ishte edhe shoferi i autobusit, i cili ishte i punësuar edhe në policinë e shtetit.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin lokal.
Mjegulla e dendur gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes ka ndërprerë trafikun rrugor, hekurudhor dhe ajror në shumicën e pjesëve të Indisë, e cila aktualisht po përjeton ftohtësi intensive, veçanërisht në zonat veriore, qendrore dhe verilindore.
#Tragjike #policë #humbin #jetën #në #aksident #mes #mjegullës #së #dendur #plagosen #të #tjerë
lajmetverteta