Begaj dekreton Adea Pirdenin, si ministre të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar këtë të hënë Adea Pirdenin, e cila u emërua nga kryeministri Edi Rama si ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi emërimin e zonjës Adea Pirdeni në detyrën e Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin”, njofton Begaj.
Kryeministri Edi Rama e emëroi Pirdenin si ministre në datën 11 janar.
Prej Shtatorit 2020, Adea Pirdeni ka shëryer si zv.ministre e Drejtësisë, duke mbuluar në portofolin e saj kryesisht çështje të integrimit evropian si pjesë e Grupit Negociator për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në BE për Kapitullin 23 mbi “Gjyqësorin & të Drejtat e Njeriut”, antikorrupsionit dhe kuadrit strategjik në fushën e drejtësisë.
/f.s
#Begaj #dekreton #Adea #Pirdenin #ministre #të #Shtetit #për #Administratën #Publike #dhe #Antikorrupsionin
Java News