Life Style

“Pse nuk bashkëpunon me dajën tim?”, si i përgjigjet kengetari i njohur mbesës së Noizy-t

Në intervistën në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku gazetarët janë fëmijët, Irkenc Hyka i dha përgjigje edhe pyetjeve për karrierën.Prayla, e cila zbuloi se është mbesa e Noizy-t i sugjeroi këngëtarit se ai duhet të bëjë një bashkëpunim me reperin.

Irkenci shprehu vlerësimet më të mira për artistin, ndërsa shprehu edhe dëshirën e një projekti të përbashkët në të ardhmen.

Alketa Vejsiu: Prayla, me kë duhet të bëjë këngë Irkenci?

Prayla: Me dajën.

Irkenc Hyka: Me dajën? Pse kush është daja, Prayla?

Prayla: Noizy.

Irkenc Hyka: Noizy është daja?

Alketa Vejsiu: Po pse s’bën ti një duet me Noizy-n është pyetja.

Irkenc Hyka: Tani, unë dajën tënd e njoh personalisht, dua t’i them që e paska mbesën si dritë! Edhe të uroj të bëhesh më e madhe se sa daja se është një ndër artistët më të mirë që ne kemi, kështu që pse jo, në të ardhmen nuk i dihet./Klan

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button