Aktualitet

Armëmbajtje pa leje në Shtime dhe në Ferizaj

Në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka ndaluar dy persona për armëmbajtje pa leje, raporton .

Sipas njoftimit të tyre, me datën 11.12.2024, rreth orës 10:50, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Mollopolc të Shtimes një person ka me vete një armë zjarri.  Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin I. Q (M/K), i moshës 51 vjeçar, tek i cili kanë gjetur armën e zjarrit ( pushkë e gjuetisë) me pesë fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar armë e zjarrit, e cila ishte dhe me  dokumentacion të skaduar.

Ndërsa, me datën 12.12.2024, rreth orës 03:40, në rrugën ‘’Reçaku’’ në Ferizaj, gjatë patrullimit policët e stacionit të Ferizajt kanë ndaluar një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të personave dhe veturës, tek i dyshuari A.S (M/K) i moshës 44 vjeçar është gjetur një armë zjarri (pistoletë)  me 10 fishkë dhe i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë.

Tutje në njoftim thuhet se pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari A.S është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit.



#Armëmbajtje #leje #në #Shtime #dhe #në #Ferizaj
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button