Nuk ka qetësi për Turqinë, tërmeti i fuqishëm godet sërish provincën ku ndodhi fatkeqësia e vitit 2023

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e 10 janarit në Hatay të Turqisë, me qendër në zonën bregdetare të Samandag, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave dhe Fatkeqësive (AFAD).
Lëkundjet sizmike kanë ndodhur në një thellësi fokale prej 7 km.
Sipas autoriteteve loakle si pasojë e lëndjeve tërmike nuk raportohet për dëmtime apo persona të lënduar.
“Sipas informacioneve të marra nga departamenti antisizmik i AFAD -it , një tërmet me magnitudë 4.2 ka ndodhur në zonën e Samandag me qendër Hatay në orën 22:38 të datës 10 janar 2024 dhe sipas përcaktimeve fillestare nuk është marrë asnjë njoftim nga “112”. Ekipet e kërkim-shpëtimit të AFAD-it janë drejtuar në zonë për masa paraprake. Po monitorojmë zhvillimet”, theksohet në një publikim të autoriteteve lokale të provincës së Hatajit .
Kujtojmë se provinca e Hatajit u godit nga një tërmet 7.8 ballë i shkallës Rihter në 6 shkurt të vitit 2023, duke shkaktuar mbi 50 mijë viktima.
#Nuk #qetësi #për #Turqinë #tërmeti #fuqishëm #godet #sërish #provincën #ndodhi #fatkeqësia #vitit
lajmetverteta