Ngacmonte koleget e punonjëset me mesazhe, FIFA pezullon ish-futbollistin e njohur

Ish-futbollisti i njohur i klubeve si Ajaks, Barcelona e Arsenal Mark Overmars do të jetë i detyruar që të qëndrojë larg botës së futbollit deri në nëntorin e këtij viti.
Ai tashmë nuk do të mund të kryejë detyrën e tij si drejtor sportiv pasi FIFA ka bërë botëror pezullimin që i ishte dhënë nga Federata Holandeze.
Overmars u akuzua nga kolege dhe punonjëse të klubit të Ajaksit 1 vit më parë se i kishte ngacmuar me mesazhe seksiste. Ajaksi e shkarkoi nga puna drejtorin sportiv, ndërkohë që edhe pse Federata Holandeze e dënoi me 2 vite pezullim, ai Federata Holandeze më pas e dënoi me 2 vite pezullim ku luan futbollisti Arbnor Muja.
Por Federata Holandeze e çoi çështjen në FIFA dhe kjo e fundit e ka kthyer në global pezullimin e Overmars. Pas kësaj nuk mund të ushtrojë detyrën e tij deri në fund të muajit nëntor të këtij viti, duke lënë menjëherë postin e tij te skuadra e Antverpës.
/a.d
#Ngacmonte #koleget #punonjëset #mesazhe #FIFA #pezullon #ishfutbollistin #njohur
Java News