Aktualitet

Një tjetër shtet heq vizat për Kosovën

Një tjetër vend ka hequr vizat me Kosovën. Bëhet fjalë për Emiratet e Bashkuara Arabe. Lajmi është bërë i ditur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Nga ana tjetër, nga 1 janari i këtij viti, Kosova ka mundësinë për të udhëtuar pa viza në vendet e Bashkimit Europian. Prishtina zyrtare ishte vendi i fundit në Ballkan që iu liberalizuan vizat.

/a.r

#Një #tjetër #shtet #heq #vizat #për #Kosovën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button