E vr*në për 80 euro, kjo është banesa ku u mas*krua 41-vjeçarja shqiptare

Disa detaje të të reja kanë ndodhur nga vrasja e 41-vjeçares shqiptare në Greqi nga bashkëshorti i saj.
Autorë të kësaj ngjarjeje janë partneri i saj, 39 vjeç dhe shoku i këtij të fundit, 34 vjeç.
Sipas informacioeve të derimëtanishme dy autorët i kanë ngritur një kurth Muratit dhe e kanë vrarë për 80 euro pasi kjo ishte shuma që ajo kishte me vete.
Agresorët kanë pritur që 41-vjeçaren Gjeorgjia Murati të kthehej në shtëpi dhe sapo ajo ka kaluar nga dera e përparme e kanë sulmuar.
Autorët, pasi janë kthyer në vendin e krimit, kanë tentuar të asgjësojnë gjurmët, duke pastruar banesën nga provat, të cilat i kanë hedhur në vende të ndryshme në zonën e gjerë të Kalamarisë.
Bëhet fjalë për rroba, sende personale të 41-vjeçares, si dhe dyshekun e krevatit mbi të cilin u vra Gjeorgjia.
Madje, për të mashtruar autoritetet policore, pas krimit kanë vendosur një dyshek tjetër në shtrat.
#vrnë #për #euro #kjo #është #banesa #maskrua #41vjeçarja #shqiptare
lajmetverteta