Kërkoi pagat e prapambetura, lihet jashtë ekipit Sokol Cikalleshi

Ndonëse një ndër lojtarët më të mirë të ekipit të tij në këtë sezon, Sokol Cikalleshi është lënë jashtë formacionit të Konyaspor në ndeshjen e fundit që ai luajti përballë Gallatasaray.
Dhe kjo për arsyen e vetme sepse sulmuesi shqiptar bashkë me portierin Paul Bernardoni kërkuan nga drejtuesit e klubit rrogat e prapambetura.
Ky “rebelim” nuk është pritur mirë nga shefat e Konyasporit të cilët vendosën t’i lenë të dy lojtarët jashtë 11-ëshes së parë.
Sokol Cikalleshi është golashënuesi i sezonit për Konyaspor, ndërsa Berndardoni ka luajtur çdo ndeshje në portë dhe mungesa e tyre u pasqyrua dhe në rezultatin e ndeshjes, e cila përfundoi 3-0 në favor të Gallatasaray.
Sulmuesi shqiptar ka 8 golat dhe 2 asistime dhe mban vendin e shtatë në renditjen e golashënuesve në elitën e futbollit turk.
/a.r
#Kërkoi #pagat #prapambetura #lihet #jashtë #ekipit #Sokol #Cikalleshi
Java News