Sport

Humbi penalltinë në minutën e 100-të, kërcënohet me jetë sulmuesi i Veronës

Sulmuesi i ekipit të Veronës në Serinë A italiane, Thomas Henry, është kërcënuar me jetë, pak orë pasi humbi një penallti në minutën e 100-të të sfidës, që verdheblutë humbën me rezultatin 2-1 ndaj Interit.

Kur zikaltërit ishin duke shkuar drejt dhomave të zhveshjes me një fitore në xhep, mysafirët nga Verona patën rastin e artë për të barazuar shifrat në 2-2, por 29-vjeçari goditi topin në shtyllë nga pika e bardhë.

Henry me anë të një postimi në Instagram ka bërë me dije se është kërcënuar nga tifozët e klubit që përfaqëson për shkak të dështimit nga 11-metërshi.

Për të gjithë njerëzit që mendojnë se e njohin futbollin më mirë se kushdo tjetër dhe që fyejnë familjen time duke i uruar vdekjen, shpresoj që një ditë të gjeni paqhttps://javanews.al/wp-admin/edit.php?post_type=custom-post-templateen në jetën tuaj të vogël. Gabimet janë pjesë e sportit dhe prandaj do të vazhdoj të punoj për të qenë më i mirë se më parë. Një ditë fiton, një ditë humb, një ditë shënon, një ditë gabon. Kjo është jeta ime si futbollist”, shkruan ai.

/a.r



#Humbi #penalltinë #në #minutën #100të #kërcënohet #jetë #sulmuesi #Veronës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button