Aktualitet

Goditet me thikë në qafë lideri opozitar i Koresë së Jugut

Udhëheqësi i opozitës së Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, është goditur me thikë në qafë gjatë një vizite në qytetin e Busan.

Lee, i cili humbi ngushtë zgjedhjet presidenciale të 2022, pësoi një çarje prej 1 cm në anën e majtë të qafës së tij, thanë raportet.

Ai u transportua me helikopter në spital, teksa mjekët sipas BBC, thonë se plaga nuk është kërcënuese për jetën.

66-vjeçari që e sulmoi tha se kishte për qëllim të vriste zotin Lee, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap. Motivi i sulmit është i paqartë.



#Goditet #thikë #në #qafë #lideri #opozitar #Koresë #së #Jugut
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button