Ngjarje e pazakontë/ Shpëton një turist nga mbytja, por gjobitet…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali. Mediat italiane bëjnë të ditur se një roje plazhi profesionist është gjobitur me 1032 euro, pasi i ka shpëtuar jetën një turisti.
Ngjarja ndodhi më 3 shtator në plazhin Ca’ Savio, kur 44-vjeçari Saverio Amato shpëtoi nga mbytja në ujë një turist shtatëdhjetëvjeçar. Por ditët e fundit atij i është dorëzuar një kallëzim me gjobë prej 1032 eurosh me arsyen e mos komunikimit të menjëhershëm me zyrën detare, duke mospërmbushur detyrat institucionale të Zyrës së Portit, shkruan A2.
“Shpëtimtari nuk lajmëroi menjëherë Autoritetin Portual, siç e kërkon protokolli, duke penguar përmbushjen e detyrave të tij institucionale”.
Amato i njohur në lajmet lokale për shpëtime të ngjashme ka njoftuar se do të apelojë gjobitjen.
Ngjarja ngjalli habi në opinionin publik, i cili u solidarizua menjëherë me shpëtimtarin.
#Ngjarje #pazakontë #Shpëton #një #turist #nga #mbytja #porgjobitet..
Java News