Life Style

Vjenë/ Koncerti i Vitit të Ri 2024 po drejtohet nga Christian Thielemann

Koncerti i Vitit të Ri të Filarmonisë së Vjenës 2024, qe po zhvillohet kete 1 janar 2024, zhvillohet nën drejtimin e Maestro Christian Thielemann në sallën e artë të Musikverein. Christian Thielemann gëzon një partneritet artistik veçanërisht të ngushtë dhe produktiv me Filarmoninë e Vjenës. Pas vitit 2019, koncerti i 1 janarit shënon herën e dytë, që Christian Thielemann drejton këtë koncert prestigjioz. Koncerti i Vitit të Ri 2024 po transmetohet në mbi 90 vende dhe do të ndiqet nga miliona shikues televiziv në mbarë botën, ndermjet tyre edhe nga RTSH.

Cili është Christian Thielemann

Që nga sezoni 2012/2013 Christian Thielemann ka qenë dirigjenti kryesor i Staatskapelle Dresden. Pas angazhimeve në Deutsche Oper Berlin në Gelsenkirchen, Karlsruhe, Hanover dhe Dusseldorf, në vitin 1988 u transferua në Nuremberg për të zënë postin e dirigjentit kryesor (Generalmusikdirektor). Në vitin 1997 ai u kthye në qytetin e tij të lindjes në Berlin për të drejtuar Deutsche Oper deri në vitin 2004, kur u bë Drejtor muzikor i Filarmonisë së Mynihut, një post që e mbajti deri në vitin 2011. Përveç pozicionit të tij aktual në Dresden, Thielemann ka qenë Drejtor Artistik i Festivali i Pashkëve të Salzburgut, ku Staatskapelle shërbeu si orkestër rezidente, nga 2013-22. Në shtator 2023, Christian Thielemann u emërua për të pasuar Daniel Barenboim, si Drejtor i Përgjithshëm i Muzikës i Staatsoper Unter den Linden duke filluar në sezonin 2024/25.

#Vjenë #Koncerti #Vitit #të #drejtohet #nga #Christian #Thielemann
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button