Aktualitet

“Nga Masat tek Banjska”- 2023, vit i dështimit në dialogun Kosovë-Serbi!

Hera e parë që Kurti dhe Vuçiq u takuan për vitin 2023 ishte ajo me 27 shkurt në kryeqytetin belg, Bruksel.

Ata u pajtuan në lidhje me ‘propozimin evropian’ apo siç quhet ‘Marrëveshja Bazë’ për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, i cili përfshinte disa pika.

Megjithëse në këtë takim pati dakoordim, aty nuk pati nënshkrim nga asnjëra palë.

Pas takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq u takuan sërish një muaj më pas, me 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Pas një takimi që zgjati më shumë se 12 orë palët sërish u dakoorduan mes tyre për zbatimin e propozimit evropian, por pa nënshkruar asgjë zyrtarisht.

Kjo u quajt si “Aneks Marrëveshje” e cila përfshinte disa pika në kuadër të normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.

Por, pavarësisht këtyre ‘sukseseve’ të vogla në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, situata u përkeqësua pas zgjedhjeve të 23 prillit të cilët u mbajt në katër komunat veriore.

Lista Serbe i bojkotoi këto zgjedhje por nuk krijoi incidente gjatë procesit zgjedhor.

Në zgjedhjet e 23 prillit fitues dolën katër kandidatë shqiptarë me një përqindje jashtëzakonisht të vogël të pjesmarrjes në zgjedhje.

Por pas fitores së tyre sfidë ishte betimi dhe vendosja e tyre në objektet komunale.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erzen Atiq, u betua me 19 maj ndërsa kryetarët e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit u betuan me 25 Maj të këtij.

Një ditë më pas me 26 Maj të njëjtit me asistimin e Polcisë vendosën të hyjnë në objektet komunale, ç’ka solli reagimin e serbëve lokalë të cilët kundërshtuan hyrjen e tyre në këto ndërtesa.

Situata u përkeqësua me 29 Maj kur demonstruesit në komunën e Zveçanit u përleshën me pjesëtarë të KFOR-it.

Nëntëdhjetë e tre ushtarë të KFOR-it u plagosën si edhe disa protestues.

Në fund të qershorit, kryeministri i Kosovës kërkoi nga Serbia që t’i tërheqë demonstruesit e saj para ndërtesave komunale dhe vendeve përreth.

Si rezultat i gjendjes në Veri dhe eskalimit të situatës në atë pjesë, Bashkimi Evropian, mori masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Me datën 28 qershor BE-ja i komunikon Qeverisë së Kosovës paketën e masave ndëshkuese.

Por pak ditë më pas me datën 10 korrik 2023 situata duket se mori rrjedhë pozitive.

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, arrijnë marrëveshje për deeskalimin e situatës në veri e cilësuar si “Marrëveshja e Bratisllavës”

Një ndër pikat e kësaj marrëveshje ishte tërheqja nё masën e 25% tё prezencës policore nё dhe rreth ndërtesave komunale.

Kjo pikë u zbatua nga Qeveria e Kosovës, njësitet policore u tërhoqën në dy kohë të ndryshme.

Një takim tjetër mes Kurti dhe Vuçiq u zhvillua me 14 shtator por pa ndonj٥ rezultat konkret

Por si duket Serbisë nuk i interesonte marrëveshje pas po përgatiste planin për agresion ndaj Kosovës.

Mëngjesin e 24 shtatorit, Milan Radojiçiq, së bashku me një grup terroristësh sulmojnë Policinë e Kosovës në fshatin Bansjkë të Zveçanit.

Në këtë sulm mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku, dhe u plagos një tjetër zyrtar policor.

Bashkësia Ndërkombëtare dënoi sulmin por nuk ndërmori masa ndaj Kosovës.

Me 21 tetor ‘zbarkojnë’ në Kosovë për të lëvizur pastaj drejt Serbisë, pesë emisarë evropianë.

Ata i prezantuan kryeministrit Kurti, Draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Me 26 tetor u mbajt një tjetër takim në Bruksel ndërmjet Kurtit dhe Vuçiq, me ndërmjetësimin e evropianë, ku nga kryeministri kosovar u pranua një Draft i tillë të nënshkruhej.

Megjithëse pala kosovare ishte e gatshme të nënshkruante Draftin e propozuar nga evropianë, Serbia refuzoi edhe këtë radhë.

E lëvizja e fundit e Qeverisë së Serbisë duket që po kthen gjithçka në pikën zero.

Kryeministrja, Ana Bërnabiq, i ka dërguar letër Bashkimit Evropian ku shopreh hapur qëndrimin kundër ‘Marrëveshjes së Ohrit”.

Viti 2023 nuk prodhoi zgjidhja mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë në vitin 2024.

/Gazeta Blic/



#Nga #Masat #tek #Banjska #vit #dështimit #në #dialogun #KosovëSerbi
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button