Life Style

Koncert dhe fishekzjarre në Tiranë/ Nata e ndërrimit të viteve te sheshi “Skëndërbej” me artistët më të mirë

Nata e ndërrimit të viteve në kryeqytet ka rezervuar shumë supriza për të gjithë qytetarët apo dhe turistët e shumtë që do të mblidhen tek Sheshi “Skëndërbej”.

Në prag të mbërritjes së Vitit të Ri, në sheshin Skënderbej që prej disa javësh është kthyer në kryeqendrën e festimeve dhe argëtimit, do të ketë një koncert festiv me artistët më të mirë të të gjitha trevave shqipfolëse.

Ndërsa kur 2023-shi t’i lërë vendin vitit 2024, është rezervuar një spektakël i madh fishekzjarresh nga Bashkia e Tiranës, që do ta shndërrojnë qiellin e kryeqytetit në një mozaik shumëngjyrësh.

Pra, për të gjithë ju që ende nuk e keni menduar se ku do ta kaloni natën e ndërrimit të viteve, Tirana mbetet alternativa më e mirë për një natë festive të paharrueshme.

/a.d

#Koncert #dhe #fishekzjarre #në #Tiranë #Nata #ndërrimit #të #viteve #sheshi #Skëndërbej #artistët #më #të #mirë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button