Aktualitet

Rama: Viti 2023, transformimi i Prishtinës në proces

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shpërndarë një video përmbledhëse të projekteve të realizuara në kryeqytet përgjatë vitit 2023.

Rama tha se çdo projekt i realizuar tregon angazhimin për një kryeqytet më të mirë.

Derisa ka falënderuar çdo person që ka kontribuar në realizim.

“Me kënaqësi ju sjellim videon përmbledhëse të projekteve që kemi realizuar së bashku në vitin 2023. Çdo rrugë e re, park, shkollë, qendër e mjekësisë familjare, çdo projekt, iniciativë e jona për të përmirësuar jetën e banorëve të Prishtinës, tregon angazhimin tonë për një #kryeqytet më të mirë.Falënderojmë çdo person që ka kontribuar në realizimin e këtyre projekteve. Ndërsa përmbyllim këtë vit sfidash por edhe arritjesh, ju uroj festa të gëzueshme dhe një Vit të Ri plot sukses. Gëzuar!”, ka shkruar Rama në Facebook.



#Rama #Viti #transformimi #Prishtinës #në #proces
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button