Sport
Orges Shehi “pret kokën” e parë te Patizani, largon mbrojtësin kroat

Mbrojtësi 28-vjeçar Mateo Kocijan është “koka e parë që pritet” nga Orges Shehi. Klubi ka njoftuar ditën e sotme se ka ndërprerë kontratën me kroatin.
“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Mateo Kocijan. Mbrojtësi 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve. Partizani falënderon Mateo Kocijan për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me fanelën e kuqe”, njoftojnë kryeqytetasit.
Orges Shehi u prezantua një ditë më parë te Partizani.
/a.r
#Orges #Shehi #pret #kokën #parë #Patizani #largon #mbrojtësin #kroat
Java News