Aktualitet

(Emrat) Molla e “sherrit” ishte një vajzë/ DETAJE të rënda nga plagosja në Pogradec: E kapa duke…

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me plagosjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në fshatin Çerravë të Pogradecit, ku një adoleshent ka ngelur i plagosur me thikë.

“Molla” e sherrit midis adoleshteve ka qënë një vajzë, e cila është kapur duke folur nëpërmjet rrjeteve sociale me të riun R.P. nga vëllai i saj Orgito Hoxha.

Ditën e sotme ka qenë drejtoria e shkollës e cila ka thirrur vajzën bashkë me adoleshentët e tjerë për të shuar situatën, ndërkohë që në momentin kur vëllai i vajzës ka dalë nga shkolla ka qenë shoku i R.P, Marino Beshello ai i cili e ka goditur me kasketë në kokë Orgito Hoxhën e gjatë konfliktit ka nxjerrë thikën, duke e plagosur dy herë në pjesë të ndryshme të trupit.

I riu R.P në deklaratën e tij në policinë e Pogradecit është shprehur se në asnjë moment nuk i ka kërkuar Marino Beshellos të konfliktohet me vëllain e vajzës që ai ka komunikuar në rrjete sociale.

Mësohet se Orgito Hoxha momentalisht ndodhet në reaminacion në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë mjekim të specializuar.Menjëherë është bërë e mundur arrestimi i autorit të ngjarjes, i cili ka shprehur pendim para forcave blu.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button