Aktualitet

“Escobar kusht Metës”, Ngjela: Çfarë i tha diplomati i SHBA-së kreut të PL-së

Avokati Spartak Ngjela komentoi vizitën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të SHBA-ve për Çështjet Europiane dhe të Dërguarin e Posaçëm i Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Tiranë.Ngjela në një intervistë për Euronews Albania, tha se takimi i Escobar me kreun e komanduar të PD-së është një mesazh për Sali Berishën, duke i thënë se kë mbështesin në zgjedhje.Po ashtu ai ‘zbuloi’ dhe mesazhin që Escobar i tha kreut të PL-së Ilir Meta në takimin që zhvilloi pak orë me të.

“Non Gratën se takojnë, takoi Alibejan duke kuotuar që Berisha duhet të bashkohet me të që të ecet përpara. Ka rregulla loje. Ka një psikologji të turmave. Turma kthehet në tifoz. Ne nuk kemi dalë akoma nga turma në politikë. Perëndimi është më i qartë se ne dhe respekton elitën. Escobar e sfidoi Berishën, duke thënë se ne njohim Alibeajn. Si do ta marrin pushtetin ata, sepse të dy bashkë, Bejko e Këlliçi nuk e kalojnë 30% në zgjedhje.Ai i ka thënë Metës në mënyrë diplomatike Metës që po vazhdove me “Non Gratën” nuk ka më punë me SHBA”- tha Ngjela.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button