Aktualitet

VIDEO/ Protesta në Beograd, qytetarët tentojnë të hyjnë me dhunë në Bashki, ndalen nga policia

Mijëra qytetarë dhe simpatizantë të opozitës serbe kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Beograd, pasi nuk janë dakord me rezultatin e zgjedhjeve.

Protestuesit kanë kërkuar të hyjnë me dhunë në Bashkinë e Beogradit, por aty janë ndalur nga policia, e cila ka përdorur gaz lotsjellës.

Opozita serbe ka kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e kryeqytetit, ndërsa reagime të forta ka pasur edhe nga faktorët ndërkombëtarë që kanë konstatuar shkelje në proces.

Nga ana tjetër Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, partia e të cilit fitoi bindshëm në zgjedhjet e parakohshme, i ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës.



#VIDEO #Protesta #në #Beograd #qytetarët #tentojnë #të #hyjnë #dhunë #në #Bashki #ndalen #nga #policia
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button