Vetingu në Policinë e Shtetit/ Balla: Mekanizëm i domosdoshëm për të rritur besimin e qytetarëve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me vetingun në Policinë e Shtetit.
Balla thotë se ky është një mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi, që rrit besueshmërinë e drejtuesve në këtë institucion dhe rrit besimin e qytetarëve.
“Procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të drejtuesve të Policisë. Për këtë qëllim do të vijojë vetingu i funksioneve drejtuese në Policinë e Shtetit si një mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi, i cili rrit besueshmërinë e drejtuesve brenda organizatës, por edhe forcon besimin e qytetarëve. Përgëzime Trupave Vlerësuese dhe drejtuesve të AMP për punën voluminoze”, shprehet Balla.
/f.s
#Vetingu #në #Policinë #Shtetit #Balla #Mekanizëm #domosdoshëm #për #të #rritur #besimin #qytetarëve
Java News