Aktualitet
Makina e shkatërruar, dalin pamjet e aksidentit të frikshëm te Rruga e Arbrit

Pamjet e frikshme që shihni vijnë nga aksidenti në Rrugën e Arbrit, ku dy persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete.
Njoftimi i policisë
Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.
#Makina #shkatërruar #dalin #pamjet #aksidentit #të #frikshëm #Rruga #Arbrit
lajmetverteta