Aktualitet

“Dështimet po i hamë me lezet”, gazetarja vë në lëvizje Autoritetin e Konkurrencës: “ONE Albania” më njofton të paguaj ofertën pas 20 ditësh!

Gazetarja e njohur Aurora Golemi i bashkohet kolegëve dhe mijëra qytetarëve që prej ditësh denoncojnë kompaninë celulare “ONE Albania”. Ajo thotë se përmes një “sms-je”, i kërkohet të që të kryejë pagesën e ofertës, edhe pse vetëm 20 ditë nga aktivizimi i saj.“Kam paguar faturën e paketës më datë 29 mars 2023, por sot njoftohem se afati i pagesës është më datë 18 prill 2023. Nga llogaritjet rezulton se do të përfitoj shërbim vetëm 20 ditë! Kur në fakt shërbimin mujor sipas kontratës e kam 28 ose 30 ditë”, shkruan Golemi.Më tej, ajo thotë se ka vënë në dijeni Autoritetin e Konkurrencës, duke bërë ankesë. “A po më shkelen të drejtat e mia si konsumator Autoriteti i Konkurrencës? Mendoj se po! Ankesën ua kam nisur”, shkruan ajo.Lëxoni denoncimin e plotë të gazetares Aurora Golemi:Faleminderit One Albania për…faturën 20 ditëshe!Hey One Albania nuk më pëlqen fare më kështu siç je bërë pas procesit të “unifikimit”.Dështimet e tua po i hamë përditë dhe me lezet. Po i shtohem edhe unë “ushtrisë” së abonentëve të çuditur.Kam paguar faturën e paketës më datë 29 mars 2023, por sot njoftohem se afati i pagesës është më datë 18 prill 2023.Nga llogaritjet rezulton se do të përfitoj shërbim vetëm 20 ditë! Kur në fakt shërbimin mujor sipas kontratës e kam 28 ose 30 ditë.Përse duhet të paguaj shumën e plotë kur shërbimin e marr vetëm për 20 ditë, në të kundërt statusi i kartës sime do të kthehet nga aktive në joaktiveKjo “zhvatje e vockël” nuk po më ndodh vetëm mua, kam dëgjuar me dhjetra histori të ngjashme këto ditë nga koleget.A ke të drejtë “One Albania” të bësh ndryshime në kontratë, nëse ka gjithmonë, pa më lajmëruar?A po më shkelen të drejtat e mia si konsumator Autoriteti i Konkurrencës? Mendoj se po! Ankesën ua kam nisur. Tani just do your job!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button