Kurti: Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës i bashkohet Këshillit të Arkitektëve të Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës i është bashkuar Këshillit të Arkitektëve të Evropës, me seli në Bruksel.
“Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës i është bashkuar Këshillit të Arkitektëve të Evropës, me seli në Bruksel”, ka shkruar kryeministri në llogarinë e tij në X.
Kurti ka thënë se Kosova si anëtare vëzhguese bëhet pjesë e një grupi prestigjioz, që do të kontribuoj në njohuri për të ardhmen e arkitekturës së Kosovës.
“Si anëtare vëzhguese Kosova bëhet pjesë e një grupi prestigjioz, duke kontribuar në shkëmbimin e njohurive për të ardhmen e arkitekturës dhe mjedisit evropian të jetesës”, ka shkruar Kurti.
#Kurti #Asociacioni #Arkitektëve #të #Kosovës #bashkohet #Këshillit #të #Arkitektëve #të #Evropës
gazetablic.com